udhezimi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
udhezimi

Kjo bote eshte tre dite;dje, sot dhe neser.Dita e djeshme kaloi .E nesermja nuk dihet do te vije apo jo.Pra vlersoje diten e sotme


You are not connected. Please login or register

Portretizimi dhe karakteristikat e mynafikut

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

farukhoxha

farukhoxha
Admin

I Dërguari i Allahut, paqja dhe lavdërimi i Zotit qofshin mbi të, na thotë: “Ai që i ka katër vese është mynafik - dyfytyrësh i vërtetë, e nëse zotëron një prej këtyre vetive, zotëron vetitë e mynafikut: kur i besohet diçka dhe e tradhton, kur flet dhe gënjen, kur bën marrëveshje dhe e prish dhe kur armiqësohet me dikë, largohet krejtësisht nga e vërteta (duke i bërë tjetrit padrejtësi).” Këtë hadith e transmeton imam Buhariu, nr. 34, 2459, 3178, Muslimi, nr. 207, Ebu Davudi, nr. 4688, Tirmidhiu, nr. 2632, etj. (DERI KETU LE TE JETث Nث NJث KOLUMNث)

Ky hadith është transmetuar edhe me fjalë tjera, në të cilat janë cekur edhe disa veti që nuk përmenden në këtë transmetim, por më i ploti është hadithi i lartpërmendur.

Fjala munafik rrjedh nga folja arabe “nefeka”, që do të thotë: të paraqesësh në anën e jashtme diçka që nuk e ke apo nuk e beson në anën e saj të brendshme.

S’ka dyshim që dyfytyrësia është ndër vetitë më të rrezikshme të jobesimtarëve. Përmes kësaj vetie, syresh shfaqin sa për sy e faqe besimin, duke fshehur brenda zemrës kufrin. Për këtë arsye, dyfytyrësia, sa herë përmendet nga dijetarët, jepet e lidhur me besimin. اdokush që mbart brenda vetes një veti të këtillë, jo vetëm që është kafir, por, çka shfaqet e rëndësishme, është shumë më i rrezikshëm sesa kafirët e tjerë.

Disa dijetarë e trajtuan hadithin e lartpërmendur si problematik, duke u nisur nga ideja se njeriu që mbart këto katër cilësi nuk mund të cilësohet si kafir, edhe pse i vepron ato. Disa filozofë u munduan të hedhin pluhur mbi senedin e tij, edhe pse ai është më i pastër se loti, pasi nuk dinin t’i gjenin zgjidhje dhe t’i jepnin kuptimin e merituar, e as komentimin e vërtetë.

Nuk ka dyshim se këto vese gjenden edhe tek disa besimtarë, në besimin e të cilëve nuk kemi dyshim, bile të gjitha këto cilësi i kishin vëllezërit e të dërguarit të Zotit, Jusufit, alejhi selam. Të gjithë dijetarët pajtohen me mendimin se njeriu që e beson Zotin me zemër, e shpreh atë me gojë dhe punon me gjymtyrët e tij sipas rregullave fetare, edhe nëse i ka në vete këto katër vese apo njërën prej tyre ai me to nuk konsiderohet kafir e as “munafik” me të cilën kuptohet kufri. Komentimi i hadithit


Fjala e të Dërguarit, salAllahu alejhi ve selem: “Ai që i ka katër vese është mynafik - dyfytyrësh i vërtetë, e nëse zotëron një prej këtyre vetive, zotëron vetitë e mynafikut...” Mendimet e dijetarëve rreth kësaj fjale:

1- Sipas mendimit të shumicës absolute të dijetarëve, fjala është për dyfytyrësinë në punë, jo në besim. Kjo, për shkak se dyfytyrësia në besim nënkupton shpalosje të imanit dhe fshehje të kufrit dhe, rrjedhimisht, njeriu që zotëron vetitë e lartpërmendura nuk është i tillë.

2- Po ashtu, kjo fjalë komentohet se njeriu që zotëron këto vese i përngjan dyfytyrëshave të vërtetë për nga aspekti se si fshehësi i kufrit që tregon diç që nuk është realitet ashtu edhe ky nxjerrë në pah diç në të kundërtën e të vërtetës.

3- Fshehësi i kufrit është dyfytyrësh karshi islamit, kurse gënjeshtari, tradhtari, mos mbajtësi i premtimit dhe larguesi nga e vërteta gjatë armiqësisë janë dyfytyrësh karshi atyre që dëmtohen nga vënia në veprim e këtyre vetive.

4- Disa dijetarë e komentojnë hadithin e lartpërmendur duke thënë se njeriu mund të zotërojë ndonjë apo disa veti të mynafikëve, por kjo nuk do të thotë se ai i tëri është i tillë.

5- Këtu është fjala për njeriun që vepron përmes këtyre vetive, duke mos pasur dert për to, bile edhe duke menduar se janë të lejuara dhe se një veprim i tillë është shpalosje e zotësisë së tij.

6- Hadithi është i posaçëm vetëm për munafikët e kohës së të Dërguarit, salAllahu alejhi ve selem, të cilët e shprehnin shehadetin, porse në formën më të pasinqertë dhe të gënjeshtërt, duke thyer marrëveshjen me të Dërguarin salallahu alejhi ue selem; kur u besohej diçka, e tradhtonin dhe nëse dikush zihej pak me ta, bënin padrejtësi duke mos pasur dert se kanë devijuar nga e vërteta.

7- Një nga dijetarët është shprehur se ky hadith është thënë për një person të caktuar që jetoi në kohën e të Dërguarit, salAllahu alejhi ve selem, e ky i fundit, kur hetoi tek ai këto veti, nuk deshi ta përmendte me emër, por ua tërhoqi vërejtjen të gjithëve, siç e kishte traditë një gjë të tillë.

Mendimi më i saktë:

Sa i përket mendimit të pestë, mendojmë se nuk përfshihet në këtë gjasë, mbasi njeriu që e konsideron si hallall atë që Zoti e ka shpallur si haram dhe i lejon vetes ta kryejë një gjë të tillë, ky njeri është kafir dhe jo munafik, arsye për të cilën nuk mund të përfshihet në kategorinë që rreh të përqaf ky hadith i të Dërguarit, salAllahu alejhi ve selem.

Përsa i përket mendimit të gjashtë, edhe pse ky hadith është e vërtetë se përfshin munafikët e kohës së profetit, nuk do të thotë se është i posaçëm vetëm për ta; ligjet fetare vlejnë për të gjitha kohët dhe njerëzit, pavarësisht se shkaktar mund të ketë qenë një njeri apo një grupim i caktuar. Ky është rregulli i shkencës së usuli fikhut. Kjo përgjigje vlen edhe për mendimin e fundit.

Mendimi më i saktë në këtë çështje është i pari, i përkrahur nga shumica e dijetarëve. Ata argumentojnë edhe me fjalën e Omerit, që e pyeti Hudhejfen se mos e kishte cekur i Dërguari, salAllahu alejhi ve selem, në mesin e munafikëve. Pra, Omeri nuk kishte dyshim në veten e tij se mos e fshihte kufrin në zemrën e tij, por frikësohej se mos po vepronte diçka me të cilën do të mund të konsiderohej nga radhët e munafikëve. Argument ky të cilin e përmendi imam Kurtubiu dhe e mbështeti Ibën Haxheri. Këtë mendim, nga shumica e dijetarëve e mbështet edhe imam Tirmidhiu.

Sakaq, përsa i përket mendimit të dytë, të tretë dhe të katërt mund t’i konsiderojmë mendime plotësuese të mendimit të parë, pasi nuk janë në kundërshtim me të dhe bartin në vete domethënie vërtet të dobishme.

Fjala e të Dërguarit, salAllahu alejhi ve selem: “Kur i besohet diçka, e tradhton, kur flet, gënjen, kur bën marrëveshje, e shkel dhe kur armiqësohet me dikë, largohet krejtësisht nga e vërteta (duke i bërë tjetrit padrejtësi).”

Këto fjalë janë të qarta dhe të kuptueshme dhe nuk kanë nevojë për komentim të gjerë.

“Kur i besohet diçka, e tradhton”- pra nuk është njeri i besës, përkundrazi, është tradhtar.

“Kur flet, gënjen”- është gënjeshtar.

“Kur bën marrëveshje, e shkel”- nuk është njeri që respekton marrëveshjet e bëra me të tjerët. Këtu hyjnë të gjitha marrëveshjet, ato me besimtarët dhe kafirët, miqtë dhe armiqtë, në kohë të paqes apo të luftës, pa marrë parasysh nëse besimtari ka dobi private apo fetare nga thyerja e asaj marrëveshje, një gjë e tillë nuk lejohet. Kjo për shkak se duhet t’i qëndrojmë besnik fjalës së dhënë, që do të thotë qartas se çdo dobi që vjen si rrjedhojë e tradhtisë është e ndaluar dhe prej saj nuk ka dhe nuk mund të pritet bereqet.

“Kur armiqësohet me dikë, largohet krejtësisht nga e vërteta (duke i bërë tjetrit padrejtësi).”- ndoshta, kur është rehat vëren tek ai devotshmëri dhe sjellje të mirë por, në momentin që hidhërohet apo fërkohet me dikë tjetër, nuk i intereson shoqëria apo vëllazëria, për të është me rëndësi të arrijë tek qëllimi i tij, madje, edhe në mënyra të palejuara. Ndoshta i bëhet një e keqe apo padrejtësi e vogël, çka ai e kthen disa fish më tepër, edhe pse gjasa mund ta kërkojë t’ia falë tjetrit që të fitojë shpërblim dhe të vërtetojë besimin e tij. Kur armiqësohet, nuk ka kriter tjetër vetëm se si t’ia kthejë tjetrit si mos më keq.

Në këto katër cilësi të mynafikut të cekura nga i Dërguari, salAllahu alejhi ve selem, duhet ta kemi parasysh se njeriu për t’u konsideruar i tillë duhet vazhdimisht apo në shumicën e kohës së tij të punojë sipas këtyre veseve. Për këtë shkak, i dërguari, kur i numëroi vetitë e tij në fillim të çdo vetie, tha fjalën: “Kur” - fjalë që, siç e cekëm, nënkupton vazhdueshmërinë, gjithmonë apo në shumicën e rasteve. Pra, ai kur i besohet diçka, gjithmonë apo në shumicën e rasteve tradhton, kur flet, zakonisht gënjen... E nëse një njeri ndodh të veprojë rrallëherë i udhëhequr nga një ves të tillë, por nuk i është bërë zakon, në këtë rast ai nuk është dyfytyrësh në vepra - nuk futet në radhët e mynafikëve - por vepra e tij është vetëm një haram - mëkat i madh, për të cilin është nën mëshirën e Allahut nëse do ta falë me mëshirën e Tij, apo nëse do ta dënojë me drejtësinë e Tij.

https://udhezimi.albanianforum.net

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi